RADIO ROŽAJE LIVE!

 

 

RTR 3

RTR 3


Svi koji očekuju pregled kod Dr Nenezića to mogu uraditi 17. Juna, u Specijalističkoj ginekološkoj ordinaciji Bralić. Molimo Vas da osigurate vaš termin za pregled pozivom na brojeve 069/088-024  -  051/270-401

Nga Ambasada e Republikës së Shqipërisë në Mal të Zi jemi informuar se Qeveria e Shqipërisë ka marrë vendim për përjashtimin nga nevoja e pajisjes me leje pune dhe certifikatë regjistrimi për punë për të gjithë shqiptarët nga Mali i Zi që punojnë dhe veprojnë në Shqipëri.

Ky vendim vjen si rezultat i punës, përpjekjeve dhe bashkëpunimit të suksesshëm të faktorit shqiptar në Mal të Zi me Ambasadën e Republikës së Shqipërisë në Mal të Zi dhe Ministrinë për Evropën dhe Punët e Jashtme të Republikës së Shqipërisë.

Ky lajm u publikua sot edhe nga ministri në detyrë i Ministrisë për Evropën dhe Punët e Jashtme të Republikës së Shqipërisë, z. Cakaj.

 

Seniori i kadeti Džudo kluba „Ibar“ ostvarili su nove uspjehe na evropskim kupovima u Sarajevu i Klužu.

Shoqata e Artistëve dhe Intelektualëve “Art Club” në bashkëpunim me Qendrën Kulturore-Informative “Malësia” do të organizojnë mbrëmje autoriale me poetin Hajredin Kovaçi, të hënën, më 29 prill 2019, ora 20:00, në sallën e QKI “Malësia” – TuzFtese_3.jpg.

Kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj tha sot se do të jetë pjesë e samitit në Berlin ku është edhe Serbia e pranishme.

Ai tha se pret që në këtë  samit, Kosova të marr sinjalin për liberalizimin e vizave.

Bashkë me kryeministri Ramush Haradinaj në Samitin që do të mbahet më 29 prill në Berlin do të shkojë edhe presidenti i Kosovës Hashim Thaçi.

Në mesnatë përfundon fushata njëzet ditore dhe fillon heshtja zgjedhore.

Dy nga kandidatët për kryetar shteti sot përfundojnë fushatën me takime me qytetarë dhe mitingje, ndërsa kandidati i mbështetur nga Aleanca për Shqiptarët dhe Lëvizja Besa, Blerim Reka dje përfundoi fushatën me tubimin përmbyllës në Tetovë

Nesër, një ditë para zgjedhjeve, të drejtën e votës mund ta përdorin 1.640 persona tek entet ndëshkimore përmirësuese dhe personat që gjenden në paraburgim si dhe 3.583 persona të pafuqishëm apo të sëmurë që kanë kërkuar nga komisionet zgjedhore komunale.

Votimi nesër dhe pasnesër do të fillojë në ora 7 dhe do të përfundojë në ora 19:00.

Zgjedhjet presidenciale do të mbahen në 3.480 vendvotime në 80 komuna dhe Bashkinë e Shkupit si dhe jashtë vendin. Të drejtë vote kanë 1.808.131 qytetarë.

Rrethi i dytë i zgjedhjet presidenciale është 2 javë më vonë, përkatësisht më 5 maj. Këto janë zgjedhjet e gjashta për kryetar shteti që nga pavarësia e këtij shteti.

Shoqata e Artistëve dhe Intelektualëve “Art Club” në bashkëpunim me Këshillin Kombëtar të Shqiptarëve në Malin e Zi do të organizojnë Takim letrar me shkrimtarin Ridvan Dibra, të shtunën, më 20 prill 2019, ora 20:00, në Galerinë e Qendrës së Kulturës – Ulqin. 

Poster_-_Takim_letrar_-_Ridvan_Dibra.jpg

Komisija za uvid u dokumentaciju za ostvarivanje prava na dodatak za njegu i pomoć, ličnu invalidninu i ocjenu radne sposobnosti 24. aprila u Rožajama, javili su iz Centra za socijalni rad u Rožajama.

Učenici OŠ „Mustafa Pećanin“ Rijalda Šahman i Damir Hadžić finalisti su 13. Međunarodnog festivala poezije „Dječije carstvo 2019“ koji će se održati 18. i 19. aprila u Banjaluci.

Dje, me  12.04.2019,  u realizua takimi i zyrtar i shkollës fillore "DACAJ" dhe shkollës fillore "ELMAZ ADEMI" në Kukës. Ekipi i mësuesve të shkollës fillore "DACAJ" në Dacaj kryesohej nga drejtori i saj z. Haxhi Lajçi, njëherit autor i historikut të shkollës "Shkolla në Dacaj dhe Buxhov Malësia e Rozhajës" . Në përbërje të tij ishin profesori i gjuhës  shqipe z. Ali Daci , si dhe mësueset e gjuhes frenge znj. Senada Pepiq dhe ajo e gjuhës angleze  znj. Senida Kalaç.


  Në hyrje të shkollës i priti dhe iu uroi mirëseardhjen drejtori i shkollës z. Fadil Shaqiri. Në pritje merrte pjesë dhe drejtori i sh.f. "Sezai Surroi" nga Bellobradi (Dragash) i Kosovës, shkollë që për më se 6 vjet jemi vëllazëruar dhe kemi një bashkëpunim të suksesshem, prania e të cilit ishte surprizë për vëllezrit nga Rozhaja.

image1.jpeg

Në fillim u bë njohja me kolegët, problematikat e shkollave respektive, si dhe u shkëmbyen disa dhurata(libra, vizatime dhe punime artistike) simbolike. U bënë vizita e takime me nxënës të klasave të ndryshme. Një çast, vizituam dhe shkollën fillore CU në Bardhoc i Ri, ndërtuar nga zotri Arafat Abazaj, e cila dhe është bërë shkas për këtë vizitë. Për mysafirët si te shkolla e re dhe në qendër u shtrua një koktejl.


  Më pas një takim i shkurtër dhe në DAR-në Kukës. Drejtori Haxhi në Kukës Lajçi falenderoi drejtorin e institucionit për pritjen. Dhe drejtori z. Skender Ahmeti nga ana e tij falenderoi mysafirët për vizitën dhe premtoi për bashkëpunimin e mëtejshëm.

image2.jpeg

Më pas u bënë vizita në qytetin e Kukësit.


  Pas një dreke vëllazërore u ndamë me përshtypjet më të mira, me dëshirën për bashkëpunim të ndërsjelltë tashmë mes të tri shkollave tona dhe morëm ftesën për një vizitë së shpejti në shkollë"DACAJ" në Rozhajë, për të zyrtarizuar bashkëpunimin vëllazëror.
image4.jpeg

 

 

X

!!!!!

Svako kopiranje, umnožavanje, presnimavanje, objavljivanje i distribuiranje cijelog ili djelova podataka sa web sajta „Radio Rožaje" ili članaka objavljenih na ovom web sajtu (uključujući dokumenta, fotografije i sl.), bez obzira na razloge, zabranjeno je i predstavlja povredu autorskog prava i krivično djelo!