Universiteti i Prishtinës Hasan Prishtina sot do të mbajë mbledhje komemorative pas vdekjes së akademik Idriz Ajetit.

Gjatë karrierës së tij, Ajeti ishte edhe rektor në Universitetin e Prishtinës.

Mbledhja komemorative mbahet në Sallën e Senatit në Rektorat dhe fillon në ora 14:00.

 

maxresdefault-7-905x395.jpg

Kryetari i Këshillit Kombëtar Faik Nika zhvilloj një takim me kryetarin e Këshillit Kombëtar të Shqiptarëve në Serbi z. Ragmi Mustafa.

Pas takim kryetari Nika është prononcuar në faqen e tij në facebook të cilën e përcjellim në tërësi.

Kënaqësi të zhvilloja një takim vëllazëror në Luginën e Preshevës me kryetarin e Këshillit Kombëtar të Shqiptarëve në Serbi z. Ragmi Mustafa. Në takim diskutuam për mundësitë e koordinimit të aktiviteteve të dy institucioneve që drejtojmë, sidomos në kërkesat drejtuar Tiranës dhe Prishtinës zyrtare për çështjet e Arsimit, Kulturës,  Medias, ruajtjen dhe përdorimin zyrtar të gjuhës shqipe, përfaqësimin propocional në institucione dhe mundësitë e investimeve dhe zhvillimit ekonomik në dy vendet respektive ku jetojnë shqiptarët autokton.

Gjatë vizitës shfrytzova rastin të takoja edhe disa nga përfaqësuesit e subjekteve politike shqiptare që veprojnë në Luginë me të cilët diskutuam për gjendjen dhe sfidat me të cilat ballafaqohen shqiptarët në Mal të Zi dhe ata në Serbi.

 

 

 

52170500_10215397325398404_6838969913973932032_n.jpg

Delegacioni Shtëtëror ka punuar tash e sa kohë në Platformën e Dialogut për bisedimet me Serbinë.

Shkuarja nga kjo jetë e gjuhëtarit, profesorit, shkencëtarit, akademikut, para së gjithash, pionierit të studimeve albanologjike në Kosovë, Idriz Ajeti, është një humbje e madhe për shkencat e albanologjisë në përgjithësi dhe për studimet e gjuhës shqipe në veçanti.

Shkuarja nga kjo jetë e gjuhëtarit, profesorit, shkencëtarit, akademikut, para së gjithash, pionierit të studimeve albanologjike në Kosovë, Idriz Ajeti, është një humbje e madhe për shkencat e albanologjisë në përgjithësi dhe për studimet e gjuhës shqipe në veçanti.

Profesor Idriz Ajeti i ngriti studimet për gjuhën shqipe, në nivele shkencore dhe akademike, duke hyrë në brezin e gjuhëtarëve shqiptarë më të njohur si Eqrem Çabej, Mahir Domi, Selman Rizaj, Jup Kastrati etj. Ky brez i gjuhëtarëve shqiptarë ndikoi që qendra e studimeve për gjuhën shqipe, natyrshëm të jetë në vendet shqiptare si: në Tiranë dhe Prishtinë.

Idriz Ajeti përveç studimeve për dialektologjinë shqiptare, marrëdhëniet gjuhësore midis shqipes dhe serbishtes, trajtoi edhe aspekte të historisë së gjuhës shqipe etj.

Profesor Idriz Ajeti ishte edhe mësimdhënës i njohur në Universititin e Prishtinës dhe një nga udhëheqësit e disa institucioneve të rëndësishme arsimore dhe shkencore në Kosovë.

Sa i përket lidhjeve me shqiptarët në Malin e Zi, ai është studiuesi i të folmeve të Krajës, përkatësisht të arbneshëve të Zarës që janë shpërngulur nga zona e përmendur si dhe pjesëmarrës i sesionit shkencor për librin e parë të gjuhës shqipe “Meshari”-n e Gjon Buzukut, që u mbajt në Ulqin, më 19-20 maj 1995, organizuar nga Shoqata “Art Club”, në 440-vjetorin e këtij libri.

Shoqata e Artistëve dhe Intelektualëve “Art Club” nga Ulqini u shpreh ngushëllimet e thella të afërmëve të profesor Idriz Ajetit, Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Kosovës, anëtar dhe kryetar i së cilës ishte, si dhe të gjithë albanologëve shqiptarë dhe nëpër botë, pasi Ai ishte model dhe frymëzues i tyre.

      

           Ulqin, më 13 shkurt 2019                                      Kryetari

                                                                                  Ismet Kallaba

 

13e8c33fa46c4d037f59b756efb24c63_XL.jpg

 

Në ditën ndërkombëtare të Radios, Presidenti Ilir Meta ka zgjedhur të urojë ata që punojnë në radio, me foton e stafit të parë të Radio Tirana.

Me anë të një postimi në "Facebook", Meta shpreh mirënjohje për punën e tyre për të përcjellë te miliona dëgjues, përmes gjuhës dhe kulturës së kombit, informimin, si një e drejtë universale e qytetërimit.

"Me këtë foto të stafit të parë të Radio Tirana, u uroj sot “Gëzuar Ditën Ndërkombëtare të Radios” të gjithë drejtuesve, gazetarëve, folësve dhe komentatorëve të mrekullueshëm, por edhe teknikëve të radiove shqiptare.

Mirënjohje për punën e palodhur, sakrificat dhe përkushtimin profesional e mbi të gjitha njerëzor për të përcjellë tek miliona dëgjues, përmes gjuhës dhe kulturës së kombit, informimin, si një e drejtë universale e qytetërimit.

 

51695117_2130419433670985_261456499216220160_o.jpg

Srijeda, 13 Februar 2019 08:12

Dita e Radios

Autor

Sot shënohet Dita Ndërkombëtare e Radios.

UNESCO e ka shpallur këtë ditë për të promovuar radion si medium dhe të gjitha mundësitë që ajo ofron.

13 shkurti është zgjedhur pasi në këtë datë, në vitin 1946, Radio e Kombeve të Bashkuara ka emetuar programin e parë.

Ish-sekretari i përgjithshëm i OKB-së, Ban Ki-moon kishte thënë se radioja argëton, edukon, informon, si dhe ndihmon në popullarizimin e ndryshimeve demokratike në gjithë globin

 

un-radio-day.jpg

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka folur rreth takimit të sotëm që kishte me gjithë krerët e shtetit, ku tha se temë e diskutimit ka qenë platforma e dialogut. “Ajo që sot u arrit si dakordim ishte që platforma kurdo që është e gatshme t’i paraqitet parlamentit”, tha ai.

Ndërsa, kreu i qeverisë së Kosovë ishte i qartë sa i përket taksës, ku ritheksoi se ajo do të qëndrojë. I pyetur nga gazetarët, Haradinaj foli dhe për anulimin e vizitës të gjeneralit amerikan, ku tha se nuk i di arsyet, ndërsa në mënyrë zyrtare theksoi se nuk ka marrë asnjë konfirmim për anulime të vizitës.

Këto komente, kryeministri Haradinaj i bëri nga qyteti i Pejës. Qeveria e Kosovës, më 21 nëntor të vitit të kaluar, ka vendosur taksën doganore prej 100% mbi prodhimet e importuara nga Serbia dhe Bosnje e Hercegovina.

Autoritetet e Serbisë kanë thënë se nuk do të vazhdojnë dialogun me Kosovën, në rast se taksa për produktet e Serbisë nuk hiqet nga Qeveria e Kosovës. Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimi Evropian kanë kërkuar nga institucionet e Kosovës që ta pezullojnë këtë vendim.

 

 

Ponedjeljak, 11 Februar 2019 13:31

KOSOVA E PËRKUSHTUAR NË RRUGËN DREJT NATO-S

Autor

Zëvendësministri i Mbrojtjes së Kosovës, Burim Ramadani, deklaroi sot se vendi ynë është i përkushtuar në rrugën drejt NATO-s, dhe se anëtarësimi i shteteve të Ballkanit në Aleancën Veri-atlantike është alternativa më e sigurt për zhvillimin e rajonit të sigurt dhe prosperues.

Ai këto komente i bëri sot në Tiranë ku është takuar me homologun e tij shqiptar Petro Koçi. Në takimin e përbashkët ishte edhe zëvendësministri i Mbrojtjes së Maqedonisë së Veriut, Bekim Maksuti.

Takimi në Ministrinë shqiptare të Mbrojtjes kishte karakter diskutimi të përbashkët mbi përvojat në rajon në rrugën e integrimeve në NATO dhe për bashkëpunimin e mëtutjeshëm midis shteteve në çështjet e politikave të sigurisë dhe mbrojtjes.

Zëvendësministri Ramadani vlerësoi lart takimin konsultues të këtij formati, duke theksuar dëshirën për zgjerimin e përfaqësimit edhe të shteteve tjera në rajon.

“Rajoni ynë dhe shtetet tona kanë nevojë të vazhdueshme për shkëmbimin e përvojave në proceset integruese, si dhe thellimin e bashkëpunimit për të promovuar vlerat perëndimore të rajonit”, tha ai, transmeton RTK 

 

 

Është rritur presioni mbi kryeministrin Haradinaj për pezullimin e taksës ndaj importeve serbe.

Kërkesën e ka përsëritur shefja e Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme, Federica Mogherini, teksa ka kërkuar që të zhbllokohet dialogu Kosovë-Serbi, shkruan sot Koha Ditore.

Haradinaj vazhdon të përballet edhe me presion brenda partnerëve të koalicionit, për pezullimin e kësaj mase.

Presioni në rritje i Brukselit dhe Shteteve të Bashkuara për t’u zmbrapsur nga vendimi që ka futur në bllokadë dialogun me Serbinë bëri që kryeparlamentari Kadri Veseli, si propozues i 100-përqindëshit, të kërkojë suspendimin e kësaj mase.

Por Haradinaj ka kërkuar të mos ndërlidhet taksa me dialogun, duke insistuar në kushtet e vëna prej tij.

Përfaqësuesja e lartë e BE-së, njëherësh ndërmjetëse e dialogut mes Kosovës dhe Serbisë në Bruksel, Federica Mogherini, ka treguar për bisedën që ka pasur me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq. Temë diskutimi ka qenë rinisja e dialogut, të cilin Serbia e ka kushtëzuar me heqjen e taksës

X

!!!!!

Svako kopiranje, umnožavanje, presnimavanje, objavljivanje i distribuiranje cijelog ili djelova podataka sa web sajta „Radio Rožaje" ili članaka objavljenih na ovom web sajtu (uključujući dokumenta, fotografije i sl.), bez obzira na razloge, zabranjeno je i predstavlja povredu autorskog prava i krivično djelo!