Nuk ka dyshim se është njëra nga kreatoret më të suksesshme të brezit të mesëm, puna e së cilës dallon shumë nga ajo e kolegeve të saja, është kjo kreatorja pejane Edona Haxhiaj, e cila me punën dhe profesionalizmin e saj për vite me radhë e ka dëshmuar vetën se është e pazëvendësueshme karshi profesionit që ka.

Tani jemi në sezonin e dimrit dhe secila këshillë është e mirëseardhur për të gjitha ato vajza, që e ndjekin modën dhe që dëshirojnë të jenë në hap me kohën, me një stil të përsosur dhe në përputhshmëri me stinën.

Kreatorja e mirënjohur pejane, Edona Haxhijaj, në këtë intervistë dhënë gazetës “Epoka e re”, ka dhënë këshilla dhe sugjerime profesionale se si duhet të duket veshja e një femre gjatë sezonit dimëror, cilat janë gabimet që i bëjnë femrat në kombinimin e ngjyrave, në përzgjedhjen e materialit, si dhe shumë çka tjetër.

“Epoka e re”:Si duhet të duket veshja e një femre gjatë stinës së dimrit?

Haxhijaj: Për stinën e dimrit gjithmonë jemi në kërkim të një looku të ngrohtë por sigurisht që edhe në modë, në mënyrë që të dukemi një hap me trendët e sezonit, por në të njëjtën kohë të dukemi edhe bukur. Nuk do të thotë se në sezonin e dimrit duhet patjetër të vishemi me rroba të trasha. Gjatë këtij sezoni preferohen palltot e zeza, xhinset e gjëra, bluzat e shkurtra me vija, fundet e shkurtra, këmishët e bardha klasike, pantallonat e zeza të shkurtra deri te kavilja e këmbës, xhaketat me kuadrate (katror) janë shumë shik.
Po ashtu kanatjerja prej mëndafshit e cila jep një pamje shik dhe seksi është veshje elegante dhe e rafinuar për ta veshur nën xhakete. Gjithashtu edhe trikot e thurura, çizmet e gjata, pantallonat me kuadrate (katror), fustanet e thurura, aksesoret për flokë, xhaketat xhinse dhe fundet prej mëndafshit.
Po ashtu veshjet me dizajn të lëkurës së kafshëve, argjendi apo gjithçka metalike. Veshjet bust pra shpatullat jashtë, veshjet me thek, kamishat e qëndisura, kristali dhe shkëlqimi, gjithashtu do të jenë kryefjala e modës për stinën e dimrit.
Për stinën e dimrit janë në modë edhe veshjet me dizajnë folklorike të origjinës së largët, gjithashtu theket vijnë sërish në modë me ngjyrat bardh e zi. Në stinën e dimrit shkojnë edhe veshjet mikse, një laramani ngjyrash dhe kombinimesh, puplat femërore dhe teatrale, si dhe pelerinat.
Sa i përket kombinimeve, aksesorët gjithsesi na duhen për stinën e dimrit. Shallat e ndryshëm dhe dorashkat apo dorëzat që gjithsesi duken bukur në kombinimin e çfarëdo veshje dimërore.
Ngjyrat që do jenë pretendente për këtë stinë të dimrit janë: ngjyra e portokallit, ngjyra lejla, ngjyra e pastelit, mirëpo disa shtëpi mode propozojnë edhe kontraste të bukura si Prada, veshje të zeza dhe të kombinuara me një vijë të kuqe në copëzat e zeza. Ngjyrat gjithashtu mund të jenë të ndezura: vjollcë 

në një xhup, sportive – ngjyra jeshile në një pallto të mbushur me tegela.

“Epoka e re”:Cilat janë gabimet që i bëjnë femrat e që nuk duhet t’i bëjnë gjatë kësaj stine?

 

Haxhijaj: Gabimet më të shpeshta ndodhin në përzgjedhjen e ngjyrave sepse femrat nuk i përshtatin ngjyrat me ngjyrën e tyre të lëkurës apo të flokëve. Shumë prej tyre preferojnë ngjyra gjallëruese gjatë stinës së dimrit, ky është njëri ndër gabimet me të shpeshta. Femrat duhen ta dinë se çdo stinë ka një gamë ngjyrash dhe kanë hapësirë të mjaftueshme për t’i përshtatur me veshjet e tyre.
Gabimi tjetër qëndron tek madhësia e veshjeve. Secila vajzë duhet të jetë e “sinqertë” me veten e saj kur vendos të blejë rroba. Një numër i madh i femrave mendojnë se veshjet e ngushta, janë alternativa e vetme për t’i vënë në pah format e trupit, por ky fakt nuk qëndron aspak në realitet. Andaj, duhet të vishen me rroba që i bëjnë të ndjehen mirë edhe nëse janë të gjëra, por ajo që e madhështon veshjen e tyre, është stili dhe kombinimi perfekt i ngjyrave dhe i aksesorëve.
Mes tjerash, duhet theksuar se mos përzgjedhja e duhur e këpucëve, shumë lehtë mund të prish kombinimin e një veshje.

 

“Epoka e re”:Çka parasheh sezoni i sivjetmë pranverë-verë?

 

Haxhijaj: Askush nuk do të thotë se ju visheni keq, nëse stili juaj është i veçantë dhe nëse ndiqet nga një qasje individuale. Ngjyrat trend për sezonin e këtij viti pranverë -verë do të jenë ngjyra purple ultra, jargavani, hija e bukur e të verdhës, jeshilja dhe e kuqja. Ndërkaq, ngjyrat e papritura që pritet të dominojnë në këto dy sezone janë edhe ngjyra kafe, blu, padyshim se do të dominoj ngjyra e trëndafilit, ajo e bardha e zeza, gri si dhe ngjyra bezhe.
Trendët pranverë-verë 2019-2020 në mesin e veshjeve të sipërme do të jenë: mantelet tunel, xhaketat, mantelet e prera origjinal, xhaketat elegante, xhaketat e shkurtra dhe xhaketat xhins të cilat janë bërë pjesë e kostumeve modern.
Trendët e pëlhurave do jenë: lëkura, xhins, mëndafshi dhe sateni.
Në trendin e veshjeve prej xhinsi janë xhinset me variacione të ndryshme, stilet elegante të xhinseve dhe këmisha. Gjithmonë stilistet e kërkojnë gruan e sofistikuar. Stilistet për këtë vit e kanë propozuar thuajse të gjitha stilet nga klasikja tek modernja, ekstravaganca apo retro. Ajo që ra në sy ishte kordelja e himn “BON TONIT”, por nuk mungonte edhe kapolja e kashtës, kapolet e punuar në dorë, të cilat u prezantuan si simbol i sharmit retro, thurjet me grep d.m.th kapolet për këtë sezon do të jenë shumë në trend.

 

“Epoka e re”:Cilat janë ndryshimet nga vitet e mëparshme të këtyre dy sezoneve?

 

Haxhijaj: Sa i përket ndryshimeve nuk ekzistojnë edhe ndryshime të mëdha sepse pothuajse ka disa vite që kemi thuaja tendenca të njëjta të ngjyrave dhe format e prerjeve. Po ashtu pëlhurat të cilat po përdoren ndër vite… me ndryshime të vogla.

“Epoka e re”:Cilat janë detajet që e pasurojnë një veshje solemne në këtë sezon?

 

Haxhijaj: Veshjen solemne e bënë të veçantë vet rasti pasi që nuk vishet në përditshmëri. Andaj, femrat duhet të jenë të kujdesshme dhe t’i kushtojmë rëndësi dhe detajit më të vogël. Duke filluar nga materiali, këpucët, grimi, si dhe aksesorët përcjellëse, që ndikojnë në madhështinë e veshjes solemne, transmeton Epoka e Re

Këshilli Kombëtar i Shqiptarëve në Malin e Zi, përgëzon dhe mbështet subjektet politike shqiptare për marrëveshjen e arritur që në zgjedhjet e para lokale për Komunën e Tuzit/Malësisë të dalin të unifikuar me një listë të vetme.

Është kjo padyshim një arritje e madhe e të gjithë drejtuesve të subjekteve politike shqiptare, shenjë e pjekurisë politike kur është fjala për interesin e përgjithshëm për shqiptarët në Malin e Zi.

Besoj dhe uroj që një shembull i tillë duhet të ndiqet edhe për zgjedhjet e përgjithshme në nivel shtetëror, e po ashtu edhe për zgjedhjet e ardhshme lokale në ata komuna ku shqiptarët përbëjnë shumicën ose një numër të konsiderueshëm të popullatës.

Këshilli Kombëtar beson se qëllimet dhe objektivat politike me interes të përgjithshëm për shqiptarët në Malin e Zi arrihen më shpejt dhe më lehtë nëpërmjet unifikimit, koordinimit dhe bashkëveprimit të subjekteve politike shqiptare në Malin e Zi.

Akt që tani duhet vlerësuar qyetarët e Malësisë!

Urime dhe suksese !

Faik Nika

Kryetar i Këshillit Kombëtar
të Shqiptarëve në Mal të Zi

 

 

26733424_10212607770581277_2683702938076165541_n.jpg

Srijeda, 30 Januar 2019 08:56

UDSH i bashkohet koalicionit ASH-LDSH

Autor

Partitë shqiptare në Tuz kanë arritur marrëveshjen për të dalë me një listë të vetme, për zgjeshjet lokale të 3 marsit. Në mbledhjen e mbajtur mbrëmë është arritur marrëveshja dhe Unioni Demokratik i Shqiptarëve, i është bashkuara Forumit Shqiptare, i cili përbëhet nga Alternativa Shqiptare dhe Lidhja Demokratike Shqiptare.  Ishte Alternativa Shqiptere ajo që inicon unifikimin e partive shqiptare, ku në të njëjtën kohë filluan negociatat me LDHS dhe UDSH dhe i përmbyllën me sukses ku me shumë gjasa partitë shqiptere do të dalin të bashkuara me një listë zgjedhore, transmeton Malesia.me

 

 

 

image1.jpeg

Ponedjeljak, 28 Januar 2019 10:33

Ismail Kadare mbush 83 vjet

Autor

Më 28 janar të vitit 1936, 83 vite më parë, lindi poeti dhe shkrimtari i shquar shqiptar, Ismail Kadare.

Kadare lindi në Gjirokastër, ku përfundoi edhe arsimin e mesëm. Kadare është një nga shkrimtarët më gjenialë bashkëkohorë, disa herë i nominuar për çmimin "Nobel" në letërsi. Ai shquhet për novela, romane, por ka botuar edhe vëllime me poezi dhe sprova.

Në vitin 1958 mbaroi degën e Gjuhës e të Letërsisë në Universitetin e Tiranës, për të vazhduar më pas në Moskë me studime për dy vjet në Institutin e Letërsisë Botërore "Maksim Gorki" (1958-1960). Kadare është një nga shkrimtarët më të mëdhenj të letërsisë shqipe dhe gjithashtu një nga shkrimtarët më të mëdhenj të letërsisë botërore bashkëkohore.

Me veprën e tij, që ka shënuar një numër rekord të përkthimeve (në mbi 45 gjuhë të huaja) ai e ka bërë të njohur Shqipërinë në botë, me historinë dhe me kulturën e saj shekullore. Rrugën e krijimtarisë letrare e nisi si poet që në vitet e gjimnazit Frymëzimet djaloshare, 1954, "Ëndërrimet", (1957), por u bë i njohur sidomos me vëllimin Shekulli im (1961), që u pasua nga vëllimet e tjera poetike, si: Përse mendohen këto male (1964), Motive me diell (1968) dhe Koha (1976). Vepra poetike e Ismail Kadaresë shquhet për idetë e thella dhe për figuracionin e pasur e origjinal; rol me rëndësi për pasurimin e poezisë shqiptare.

Në fushën e prozës, Ismail Kadare ka lëvruar tregimin, novelën dhe romanin. Vepra e parë e rëndësishme e Ismail Kadaresë në prozë është romani “Qyteti pa reklama”, që nuk u lejua të botohej i plotë deri në vitin 2003. Prozën e tij e karakterizojnë përgjithësimet e gjëra historiko-filozofike, subjekti i ngjeshur dhe mendimi i thellë i shprehur shpesh me anë të parabolës, mbi bazën e asociacionit apo të analogjive historike. Ideja e romanit Gjenerali i ushtrisë së vdekur (1964) është shpirti liridashës i popullit shqiptar. Temën e shpirtit të pamposhtur të shqiptarëve nëpër shekuj autori e trajtoi edhe në romanin Kështjella (1975). Në romanin Kronikë në gur (1970) Kadare kritikoi psikologjinë provinciale dhe traditat prapanike.

Probleme të rëndësishme të historisë janë trajtuar edhe në përmbledhjet me tregime e novela Emblema e dikurshme (1977), Ura me tri harqe (1978) dhe Gjakftohtësia (1980). E veçanta e talentit të Ismail Kadaresë shfaqet sidomos në trajtimin, nga një këndvështrim i ri, i temës historike dhe në tingëllimin e mprehtë aktual që është i aftë t'i japë asaj. Një nga krijimet më të shquara të Ismail Kadaresë dhe të të gjithë letërsisë së re shqiptare është romani Pallati i ëndrrave (1981). Shumica e veprave të Ismail Kadaresë janë përkthyer e botuar në mbi 45 gjuhë të botës dhe janë pritur shumë mirë nga publiku lexues. Ai është shkrimtari shqiptar më i njohur në botë.

Në vjeshtën e viti 1990 Ismail Kadare vendosi të largohet nga Shqipëria dhe të qëndrojë në Paris. Shkrimtari në atë kohë e përligji këtë largim me “mungesën e ndryshimeve demokratike”. Autoritetet e kohës e dënuan largimin e Ismail Kadaresë, por krijimtaria e tij nuk u ndalua. Në vitin 1990 e më pas vepra e tij bëhet shprehja më e fuqishme e vlerave gjuhësore dhe artistike të shqipes letrare. Letërsia e Ismail Kadaresë pas vitit 1990 bart të njëjtat tipare thelbësore të asaj të mëparshme: frymën etnografike dhe shpërfaqjen e identitetit shqiptar.

Ismail Kadare është laureat i shumë çmimeve letrare kombëtare dhe ndërkombëtare.Që nga v. 1994 I.K. është anëtar korrespondent i Akademisë së Shkencave Morale dhe Politike të Francës dhe anëtar i jashtëm i ASHAK.

Ka qenë delegat në Kongresin e Drejtshkrimit (1972).Në vitin 2005 fitoi çmimin “The Booker Prize Man”.Ismail Kadare është dekoruar nga Presidenti i Republikës së Shqipërisë me Urdhrin “Nderi i Kombit” dhe nga shteti francez me urdhrat “Kryqi i Legjionit të Nderit” e “Oficer i Legjionit të Nderit”.Ismail Kadare më 23.06.2012 u nderua me Çmimin e madh spanjoll, "Princi i Asturias për Letërsi", një nga çmimet me prestigjioze letrare në botë. Ai doli fitues mes 31 kandidateve nga 25 vende të ndryshme të botës ku dallohet emri i Milan Kunderas apo italiani Antonio Cabucchi. Ismail Kadare shkroi edhe veprën e njohur "Gënjeshtër nga dashuria e Galdimi ndaj Arife-s" 2013.

Presidenti i vendit, Hashim Thaçi, ka thënë se në Forumin Ekonomik të Davosit është takuar me Komisionarin për zgjerim, Johannes Hahn, dhe kanë rënë në konkludim të përbashkët se Kosova ka plotësuar të gjitha kriteret dhe standardet për heqjen e regjimit të vizave nga Bashkimi Europian.

Ai këto komente i bëri në një lidhje direkte për Klan Kosova, duke shtuar se pavarësisht rezervave që kanë disa shtete anëtare të BE-së, në qershor do ta kemi vendimin për liberalizimin e vizave për Kosovën.

“Forumi Ekonomik i Davosit është një mundësi e jashtëzakonshme për të gjitha vendet dhe gjithë liderët që marrin pjesë për t’i mbështetë vendet e tyre”.

“Pos asaj, përfaqësimi i Kosovës është në suazat e pjesëmarrjes në këto angazhime të liderëve botërorë, të shteteve më të fuqishme të botës”.

“Andaj për ne si shtet i ri, i mundësive të mëdha, ishte një rast unik për t’u takuar me liderë të ndryshëm të botës për të paraqitur të arriturat e Kosovës, mundësitë e shtetit tonë, në veçanti të komunikimeve tona me diplomatë të botës”.

“Forumi ekonomik këtu në Davos është forumi më i fuqishëm në botë dhe unë ndihem tepër mirë që shtetet e ndryshme e respektojnë dhe nderojnë Kosovën”.

“Dje me Komisionarin Johanes Hahn, diskutuam për çështjen e liberalizimit të vizave dhe ishte konkludim i përbashkët që Kosova ka plotësuar të gjitha kriteret dhe standardet”.

“Unë dua të shpresoj se pavarësisht rezervave që kanë disa shtete anëtare të BE-së, në qershor do ta kemi vendimin nga BE-ja për liberalizimin e vizave për Kosovën”,transmeton Klan Kosova 

 

04F124E1-E4E7-4477-AA26-A909D8C46E5F_w1023_r1_s.jpg

 

Četvrtak, 24 Januar 2019 07:18

Tjetër ndeshje, tjetër portë e paprekur!

Autor

Sot Manchester City triumfoi në përballjen e dytë ndaj Burton Albion në kuadër të EFL Cup, shkruan futbollikosovar.com

‘Citizens’ ndeshjen e parë kanë triumfuar 9:0, ndërsa sonte 0:1 në udhëtim, ku ka siguruar kalimin në raundin tjetër.

Poriteri kosovar, Arianet Muriçi, vazhdon me paraqitje të mira ku edhe në këtë përballje e mbajti portën e paprekur.

 

 

image1.png

Ilir Meta ka postuar në Facebook shënimin e mëposhtëm fill pas takimit me Këshillin Kombëtar të Shqiptarëve në Mal të Zi. Ja se ç’shkruan Presidenti Meta:

“Kënaqësi të zhvilloja sot një takim të ngrohtë e vëllazëror me Këshillin Kombëtar të Shqiptarëve në Mal të Zi, me përfaqësuesit e të cilit patëm një bisedë të hapur mbi shqetësimet dhe nevojat që kanë.
I ftova që pavarësisht dallimeve politike të bashkëpunojnë më ngushtë në interes të të gjithë shqiptarëve dhe të forcimit të pozitave të tyre, për t’i shfrytëzuar plotësisht hapësirat që janë krijuar nga anëtarësimi i Malit të Zi në NATO dhe si një vend që po përparon me sukses në negociatat për anëtarësim në BE.
Vetëm në këtë mënyrë këto troje nuk do braktisen nga shqiptarët, sidomos nga të rinjtë, që me mundësitë e reja meritojnë të jetojnë aty dhe të kenë një të ardhme më të mirë”.

 

50454682_10215229928013574_6419365451834327040_n.jpg

Presidenti i Republikës Ilir Meta nis sot vizitën shtetërore në Mal të Zi, me ftesë të homologut të tij malazez, Milo Gjukanoviç, me të cilin do të zhvillojë bisedime dypalëshe.

Sipas axhendës, Kreu i Shtetit, gjatë qëndrimit në Mal të Zi, do të ketë takime edhe me Kryetarin e Parlamentit të Malit të Zi, Ivan Brajoviç dhe Kryeministrin, zotin Dushko Markoviç.

Gjithashtu, Presidentit Meta do të takohet me Këshillin Kombëtar të Shqiptarëve të Malit të Zi dhe do të vizitojë qytetet e Tuzit, Tivarit dhe Ulqinit.

 

Presidenti i Republikës së Shqipërisë Ilir Meta të hënën do të qëndroi në vizit zyrtare në Mal të Zi.

Meta do të takohet me zyrtarët më të lartë shtetërorë. Gjithashtu është planifikuar të takohet me përfaqësuesit e partive shqiptare në Malin e Zi.

Meta në muajin nëntor qëndroi në Rozhajë, ku mori pjesë manifesimin në nder të 28 Nëntorit dhe 550 vjetorit të vdekjes së Skenderbeut.

Në fund të korrikut dhe në fillim të gushtit ai qëndroi në Plavë dhe Guci. Në fillim të gushtit vizitoi Gucinë, ku ishte mysafir nderi në “Alpet shqiptare 2018” në fshatin Vuthaj.

 

ilir-meta.jpeg

Petak, 18 Januar 2019 09:14

“Rënia e dëborës” nga Ismail Kadare

Autor

Ty ndoshta nuk të shkoi ndërmend

Se qielli rastësisht s’u mbyll

Se kjo dëborë që shtroi kudo

Në të vërtetë ra për ty.

U projektua çdo kristal

I saj në qiell të madh diku

Dhe nuk pushoi së rëni ajo

Gjersa i gjeti flokët e tu.

Që ti ta shkundje me një gjest

Shkujdesshëm krejt e gjithë gëzim

Një natë të tërë qielli punoi

me ernat në bashkëpunim.

Dhe në mëngjes i zbehtë ai,

I ftohtë hapej madhërisht,

ndërsa shëtisnim ne të dy

Nën altruizmin e tij të hirtë, transmeton klankosova.tv

 

 

image2.jpeg

 

 

 

X

!!!!!

Svako kopiranje, umnožavanje, presnimavanje, objavljivanje i distribuiranje cijelog ili djelova podataka sa web sajta „Radio Rožaje" ili članaka objavljenih na ovom web sajtu (uključujući dokumenta, fotografije i sl.), bez obzira na razloge, zabranjeno je i predstavlja povredu autorskog prava i krivično djelo!