Ponedjeljak, 02 Septembar 2019 11:56

KKSH: URIME DITËN E PARË TË SHKOLLËS

Autor

Të dashur nxënës,

Të nderuar prindër dhe mësimdhënës,

Sot filloi viti i ri shkollor 2019/2020, andaj të gjithë nxënësve u urojmë një vit të mbarë, me shpresë për suksese dhe rezultate të shkëlqyera në përvetësimin e edukatës dhe njohurive që ofrojnë institucionet shkollore.

Veçanërisht vogëlushëve, të cilët këtë vit nisin klasën e parë, u dëshirojmë suksese në rrugën e gjatë dhe të ndritur të diturisë.

Ju informojmë se Këshilli Kombëtar i Shqiptarëve në Malin e Zi në bashkëpunim me Ministrinë e Arsimit të Kosovës, edhe për këtë vit shkollor ka siguruar Abetaren Mbarëkombëtare dhe Abetare Pune për nxënësit që fillojnë të mësojnë alfabetin e gjuhës shqipe.

Të nderuar mësimdhënës dhe prindër, jemi të vetëdijshëm se arsimimi në gjuhën shqipe në Mal të Zi ka sfida dhe problematika të natyrave të ndryshme, që nga planprogramet, mungesa dhe mangësitë në tekstet dhe mjetet mësimore, kostoja e teksteve, transporti i nxënësve, kushtet në shkolla etj.

Këshilli Kombëtar vazhdimisht ka prioritet arsimimin në gjuhën shqipe në Mal të Zi, andaj u kërkojmë të gjithë mësimdhënësve, drejtuesve të shkollave dhe prindëve që të na informojnë për problematikat që hasin, në mënyrë që ne t’i adresojmë në organet përgjegjëse dhe institucionet e tjera relevante.

Ne jemi të vetëdijshëm se për ruajtjen e identitetit tonë, arsimimi në gjuhën shqipe në Mal të Zi përbën shtyllën kryesore të vetëdijes sonë kombëtare, ne besojmë së përmes edukimit dhe arsimimit të nxënësve në gjuhën amtare, mësimdhënësit do të injektojnë te brezat e ardhshëm rëndësinë e ruajtjes së identitetit tonë kombëtar edhe për dekadat dhe shekujtë që vijnë.

Edhe një here, nxënësve dhe mësuesve u urojmë vit të mbarë shkollor në misionin e tyre fisnik dhe ju prindër, jini krenarë për fëmijët tuaj që ndjekin mësimin në gjuhën amtare, sepse ashtu kontribuojnë në ruajtjen dhe kultivimin e identitetit tonë kombëtar në këto treva.

Me respekt të veçantë,

KRYETARI

FAIK NIKA

Në shkollen fillore “Dacaj“ sikur në të gjitha shkollat të tjera në Mal të Zi ka filluar viti i Ri shkollor 2019/2020.

Në një deklarat për RTR, drejtori i shkolles fillore „Dacaj“ z.Haxhi Lajqi, ka then se deri tani janë bërë të gjitha përgatitjet e duhura për mbarëvajtjen e procesit të regullt mësimor.

Për të nderuar prinderit dhe për të ju uruar mërseardhje fillestarëve në bankat shkollore drejtori Lajçi, ka organizuar një pritje solemne përmes të cilës, u ka bërë thirrje mësimdhënësve të punoijnë me seriozitetin më të madh.

”Një urim i veçantë për nxëmësit që për herë të parë do të follojnë mësimet në klasën e parë. Po ashtu dhe një urim nga zemra edhe për parashkollorë të cilet për herë të pare në historin ekzistimit arsimit në këto troje do të fillojnë me punë që me buzëqeshtje e tyre do të na bëjnë edhe më të përgjegjshëm në punën tonë! Urime fillimi i viti shkollor” tha Lajçi

Kjo shkollë është e vetmja shkoll që mësimi zhvillohet në gjuhen shqipe në teritorin e Rozhajës.

Ds3VDCxWoAEVeAo.jpg

Kryeministri i Malit të Zi, Dushko Markoviq, uroi të gjithë qytetarëve dhe udhëheqësisë ditën e Komunës së Tuzit. Ai theksoi se Qeveria do të mbështesë zhvillimin e Tuzit në mënyrë që të jetë një komunë me prosperitet dhe e qëndrueshme.

Të pranishëm në këtë takim ishim, kryetari i Komunës së Tuzit, Nik Gjeloshaj, kryetari i Kuvendit, Fadil Kajoshaj, nënkryetari i komunës, Ivan Ivanaj dhe drejtoresha në Drejtorinë për ndërtime, pronë dhe përfaqësim, Elvisa Rexhematoviq.

69373245_916377352048050_8544861972540162048_o.jpg

 

 

Ndër të tjera, u diskutua mbi potencialet dhe projektet në komunën më të re në Mal të Zi. Bashkërisht, u konstatua rëndësia në vazhdimin e zhvillimit të infrastrukturës, si dhe rëndësia e hartimit të planeve urbanistike të cilat janë kusht për vazhdim të procesit të legalizimit por edhe bazë për realizimin e investimeve të shumta në territorin e Komunës së Tuzit.

Në fund të takimit, u tha se Qeveria pret që edhe në Tuz dhe në çdo vend tjetër, të rrespektohen simbolet shtetërore, sepse në këtë mënyrë ruhet harmonia, reputacioni dhe dinjiteti i Malit të Zi dhe i gjithë qytetarëve të tij.

Ndërsa, Gjeloshaj, konstatoi se shqiptarët rrespektojnë simbolet kombëtare shtetërore dhe në mënyrë institucionale ato rrespektohen në Komunë të Tuzit, njoftojnë nga shërbimi për informim i komunës.

Siç është paralajmëruar, ka filluar shitja e librave për shkollat fillore dhe ato të mesme, në të gjitha libraritë e Malit të Zi dhe, siç theksojnë nga Enti për libra dhe mjete mësimore, në të gjitha libraritë do ketë sasi të mjaftueshme e librave. Kompleti i lirë do të kushtojë rreth 40 euro. Nga Enti për libra dhe mjete mësimore, kanë kumtuar se çmimet kanë mbetur në nivelin e vitit të kaluar. Kështu çmimi i kompletit të librave për shkollën fillore do të kushtojnë prej 39.80 deri në 94.20 euro. Kompleti i librave për gjimnaz do të kushtojnë prej 50.50 deri në 106.80 euro. Viti shkollor në Mal të Zi, fillojë me 2 shtator dhe do të përfundojë me 12 qershor, të vitit të ardhshëm, siç parashihet me kalendarin për vitin shkollore 2019 /2020. Nga Ministria e arsimit kanë theksuar se viti shkollorë për nxënësit e viteve përfundimtare do të përfundojë me 20 maj të vitit të ardhshëm. Sipas kalendarit, pushimi dimëror do të fillojë me 31 dhjetor dhe do të përfundojë me 26 janar, kurse pushimet verore do të fillojnë me 13 qershor dhe do të zgjasin deri me 1 shtator.

Ponedjeljak, 26 Avgust 2019 11:32

Ndryshime thelbësore në Ligjin e ri për punë

Autor

Ligji i ri për punë, propozimi i të cilit është në përgatitje, përmban disa ndryshime themelore , ku ndër më të rëndësishmit cilësohen kufizimi i orëve maksimale të punës në 48 orë në javë duke llogaritur edhe orarin shtesë, si dhe pamundësia e nënshkrimit të dorëhqjeve blanko. Me ligjin e ri po ashtu të punësuarit duhet të kenë minimalisht 24 orë pushim në javë, por edhe 12 orë ndërmjet dy ditëve të punës të cilët shfrytëzohen në vazhdimsi. Risi tjetër do të jetë edhe e drejta për pushim vjetor, ku me ligjin e ri ai nuk do të mund të paguhet siç ishte deri tani. 

Sot është një ditë e shënuar dhe që vlen të kujtohet nga të gjithë shqiptarët në mbarë botën.

Si sot 109 vite më parë erdhi në jetë një ndër njerëzit më të shquar të Shqipërisë, që do të kujtohet padyshim brez pas brezi. Bëhet fjalë për Gonxhe Bojaxhiun, e njohur në gjithë botën si Nënë Tereza. Gruaja me mendje dhe zemër të madhe lindi më 26 gusht 1910 në Shkup.

Nobelistja e paqes ia kushtoi tërë jetën e saj çështjes së bamirësisë, duke i ndihmuar familjet e varfra dhe personat e sëmurë. Nëna Terezë ndërroi jetë më 5 shtator 1997.

Daut Haradinaj në një debat televiziv është zotuar se Kulla dhe Çakorri do të mbeten të Kosovës.

Ish-deputeti i AAK-së, Daut Haradinaj ka treguar se vazhdimisht ka bërë përpjekje për zgjidhjen e kësaj çështjeje dhe është zotuar se kjo pjesë do ti përkasë Kosovës.

“Çakorri dhe Kulla kanë me qenë të Kosovës. Disa here kam shku tek deputetët e LDK-së për të përmirësuar marrëveshjen për Kullën dhe Çakorrin . Ka gatishmëri nga të dyja palët pra nga Kosova dhe Mali I Zi për dakordimin e kësaj marrëveshjeje”, ka thënë Haradinaj në RTV Dukagjini.

Edhe sekretari organizativ i PSD -së Dardan Molliqaj ka theksuar se kjo çështje do të zgjidhet me vullnet të qytetarëve.

“Ne i ofrojmë siguri qytetarëve se kemi për ti quar përpara temat për të cilat na kanë votuar, përfshirë dhe çështjen e Çakorrit dhe Kullës . Nëse votohet koalicioni AAK-PSD kjo çështje do të zgjedhjet vetëm në përputhje me vullnetin e qytetarëve”, ka thënë Molliqaj.

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, tha në një intervistë për programin në gjuhën serbe të Zërit të Amerikës se është i ndërgjegjshëm që nuk do të ndryshojë qëndrimin amerikan në mbështetje të pavarësisë së Kosovës, por Beogradi kërkon një kompromis i cili nënkupton se shqiptarët nuk mund t’i fitojnë të gjitha e Serbia asgjë.

Ai u takua të martën me Sekretarin amerikan të Shtetit Mike Pompeo dhe të mërkurën me zotin Matthew Palmer, Zëvendës Ndihmës Sekretar i Shtetit për Çështjet e Evropës dhe Euroazisë, të cilëve u ka shprehur gatishmërinë e tij për rifillimin e bisedimeve me Prishtinën pas heqjes së tarifave ndaj mallrave serbe.
Ai tha se shpreson që Shtetet e Bashkuara të shtojnë trysninë mbi Kosovën për këtë çështje, ndonëse nuk pret rifillim bisedimesh para dhjetorit, meqë Kosova pritet të mbaj zgjedhjet e parakohshme.

“Amerika në vitin 2008 e ka njohur pavarësinë e Kosovës. Të gjitha vendet e fuqishme perëndimore e kanë njohur pavarësinë e Kosovës më 2008 dhe 2009. A mendoni që vërtetë, ndonëse Serbia sot është në gjendje më të mirë ekonomike, në pikëpamje ushtarake e politike është më e fuqishme dhe ka më shumë respekt në botë sesa që kishte, vërtetë mendoni se jemi në gjendje të ndryshojmë vendimin e Shteteve të Bashkuara”?

Por, kjo tha ai, nuk nënkupton njohjen e pavarësisë së Kosovës nga Serbia. “Mund të bisedojmë për çdo gjë nëse bëhet fjalë për kompromis. Por, për atë që shqiptarët të fitojnë gjithçka e Serbia asgjë – nuk mund ta keni nënshkrimin tim kurrë”, tha presidenti serb, duke theksuar se amerikanët sërish i kanë thënë hapur se duan “njohje të ndërsjellë”.

Ai tha se për këtë arsye ka propozuar zgjidhje kompromisi dhe për këtë ka diskutuar sërish me zyrtarët amerikanë duke përfshirë shumë “modalitete”.

“Por, duhet të kuptojmë që ëndrrat tona boshe nuk kanë lidhje me realitetin”, tha ai, duke nënvizuar se “çdo luftë, çdo konflikt, çdo përulje do të ishte katastrofë për Serbinë”.

Bisedimet ndërmjet Kosovës dhe Serbisë për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet tyre, janë bllokuar që nga nëntori i vitit të kaluar kur qeveria e Kosovës vendosi tarifa prej 100 për qind ndaj mallrave serbe në shenjë kundërshtimi ndaj, siç është thënë, qasjes agresive të Beogradit ndaj shtetësisë së Kosovës. Beogradi kushtëzon rifillimin e bisedimeve me heqjen e tarifave.

Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian i kanë bërë thirrje qeverisë së Kosovës që të pezullojë tarifat për t’u hapur rrugën bisedimeve. Por qeveria e Kosovës i ka rezistuar trysnisë ndërkombëtare.

Aktualisht Kosova ka një qeveri në dorëheqje, pasi që më 19 korrik kryeministri Ramush Haradinaj paraqiti dorëheqjen e pakthyeshme meqë u thirr për t’u marrë në pyetje nga Prokuroria e Posaçme për krime lufte me seli në Hagë.

Të enjten pritet shpërndarja e parlamentit të Kosovës dhe pas atij vendimi edhe shpallja e datës së zgjedhjeve të parakohshme./VOA

Ministria e Kulturës e Malit të Zi do të dorëzojë padi kundër organizatorit të festivalit tradicional popullor “Logu i Tërgajës” në Cem të Malësisë, gjatë të cilit është shfaqur flamuri kombëtar shqiptar, pa flamurin kombëtar të Malit të Zi, njoftohet nga ky institucion.

“Meqë në tubimin e përmendur u shfaq flamuri i shtetit fqinj pa flamur kombëtar të Malit të Zi, lidhur me rastin në fjalë do të dorëzojmë padinë penale para organeve kompetente kundër organizatorit. Theksojmë se manifestimet e kulturës nuk mund të guxojnë të jenë paravan për çfarëdo lloj nacionalizimi, as për shkeljen e normave të cilat janë të përcaktuara qartë me dispozitat pozitive ligjore të Malit të Zi”, thuhet në kumtesë.

Më tej thuhet se harmonia ndëretnike dhe ndërfetare është një nga pasuritë themelore të shoqërisë malazeze.

“Duke respektuar të drejtat e të gjithë qytetarëve të Malit të Zi, të cilët kultivojnë identitetin kulturor dhe kombëtar, me këtë rast edhe një herë theksojmë nevojën e respektimit të dispozitave ekzistuese ligjore, në mënyrë që të shmangen reagimet e ngjashme në të ardhmen. Sepse, ligjet e Malit të Zi duhet të jenë të njëjtë për të gjithë”, përfundon kumtesa e Ministrisë së Kulturës.

Ndaj paralajmërimit të Ministrisë së Kulturës ka reaguar nënkryetari i Kuvendit të Malit të Zi, Genci Nimanbegu dhe koalicioni që mbanë pushtetin në Komunën e Tuzit, Forumi Shqiptar.

“Jam i befasuar në mënyrë të pakëndshme. Ministria e Kulturës dhe punonjësit e saj absolutisht duhet ta dinë që ne, si popull shqiptar autokton në Mal të Zi, e kemi simbolin tonë kombëtar që sipas Kushtetutës kemi të drejtën e përdorimit të lirë, dhe gjithçka tjetër, për mendimin tim, është inicim i grindjeve me popullin tonë”, thuhet në reagimin e Nimanbegut.

Nimanbegu ka shtuar se për këtë padi të paralajmëruar do të bisedojë me përfaqësuesit e partive tjera shqiptare dhe do “të shohim mënyrën përshtatshme për kundëreagim”.

Në këtë kuadër reagoi edhe Forumi Shqiptar, i cili padinë e cilësoi si njollosje për vetë ministrisë së kulturës dhe qeverinë së Malit të Zi.

“Për shqiptarët, padia juaj nuk do të thotë asgjë, por ju vetëm e keni njollos veten”, thuhet në kumtesën e Forumit Shqiptar.

Duke iu drejtuar Ministrit të Kulturës, Forumi Shqiptar vë në dukje se “është e nevojshme që në nivel të të gjitha subjekteve politike nacionale të shqyrtohet pjesëmarrja e mëtutjeshme në qeveri në krye të së cilës qëndron një ministër që ka një qëndrim të këtillë ndaj veprimtarive kulturore shqiptare”.

Kjo aleancë politike thotë se Ministria e Kulturës “duhet ta di se shfaqja e flamurit në tubimin e përmendur nuk është vetëm flamuri i Republikës së Shqipërisë, por është simboli kombëtar i të gjithë shqiptarëve, kudo që jetojnë, flamuri të cilin ua ka lënë amanet heroi më i madh kombëtar shqiptar Gjergj Kastrioti-Skëndërbeu”.

Ligji mbi simbolet kombëtare në Mal të Zi parasheh gjobë për përdorimin e çdo flamuri kombëtar pa flamurin e shtetit të Malit të Zi.

Kohëve të fundit është shënuar rasti i një qytetari në Ulqin, i cili u dënua për shkak se në makinën e tij kishte dy flamuj të vegjël shqiptarë, ndërsa në Malësi një qytetar tjetër kishte vendosur flamurin shqiptar në shtëpinë e tij private. Propozimin për ndryshimin e këtij Ligji e kanë dorëzuar përfaqësuesit shqiptarë në parlamentin malazez, por në votimin e deputetëve ky propozim nuk mori shumicën e votave në parlament./VOA

Muaji korrik ishte më i nxehtë i matur në Tokë, që kur filluan regjistrimet më 1880, thanë shkencëtarët.

Administrata Kombëtare Oqeanike dhe Atmosferike e SHBA-së, tha të enjten se korriku ishte 0.95 gradë Celsius më i ngrohtë se mesatarja e muajve gjatë shekullit të 20-të.

Korriku është përgjithësisht muaji më i ngrohtë i kalendarit, por meteorologët thonë se temperaturat e këtij viti, vendosën edhe një rekord të ri për 140 vitet e kaluara.

Rezultatet ishin pritur, pasi disa vende evropiane përfshirë Francën, Belgjikën dhe Gjermaninë raportuan se korriku përmbysi rekordet e mëparshme kombëtare të temperaturave.

Temperaturat e larta janë shoqëruar edhe ekstreme tjera klimatike. Ngrohja e oqeaneve ka çuar në një shkrirje të hershme të akullit të detit në ngushticën e Beringut midis Rusisë dhe Alaskës, tha Rick Thoman, një specialist i klimës në Universitetin Alaska Fairbanks.

Qershori i këtij viti, kishte vendosur tashmë një rekord marramendës të nxehtësisë, krahasuar me 140 viteve të kaluara./REL

X

!!!!!

Svako kopiranje, umnožavanje, presnimavanje, objavljivanje i distribuiranje cijelog ili djelova podataka sa web sajta „Radio Rožaje" ili članaka objavljenih na ovom web sajtu (uključujući dokumenta, fotografije i sl.), bez obzira na razloge, zabranjeno je i predstavlja povredu autorskog prava i krivično djelo!