RTR 3

RTR 3

Shoqata e Artistëve dhe Intelektualëve “Art Club” do të bëjë përurimin e kompletit të veprave “Nëna Tereze në shtatë shpalime” të autorit Anton Nikë Berisha, të shtunën, më 19 tetor 2019, ora 19.00, në Galerinë e Qendrës së Kulturës - Ulqin.

Ftesa_2_-_Nena_Tereze_ne_shtate_shpalime.jpg

Autoritetet serbe vazhdojnë edhe më tutje me fushatën e tyre të egër kundër anëtarësimit të Kosovës në INTERPOL.

Zëvendëskryeministri një herësh edhe ministër i Brendshëm i Serbisë, Nebojsha Stefanoviq, mbrëmë ka mbërritur në Kili, ku edhe do të mbahet Asambleja e Përgjithshme e INTERPOL-it.

Me të mbërritur në Kili, Stefanoviq i cili është edhe kryesues i delegacionit serb, është zotuar se do të bëj çdo gjë që ta pengojë anëtarësimin e Kosovës në INTERPOL.

Në një postim në profilin e tij zyrtar në llogarinë Tëitter, Stefanoviq ka shkruar se, Serbia do të luftojë deri në momentin e fundit për të parandaluar anëtarësimin e Kosovës në INTERPOL.

“Po fillon faza e fundit e luftës tonë! Do të japim gjithçka nga vetja që Kosova të mos realizojë synimet e saj. Do të luftojmë deri në sekondën e fundit të votimit”, ka shkruar Stefanoviq.

Sipas medieve serbe, delegacioni i Serbisë sot do të fillojë aktivitete diplomatike intensive në Santiago për të mos lejuar as këtë vit anëtarësimin e Kosovës në INTERPOL.

Duhet theksuar se kohë më parë ministri i Jashtëm i Serbisë, Ivica Daçiq, pati deklaruar se në rast se Kosova arrin të anëtarësohet në Interpol, ai do të jap dorëheqje nga posti që ai e ushtron në qeverinë e Aleksandar Vuçiqit.

Ndryshe Asambleja e Përgjithshme e INTERPOL-it do të zhvillohet nga 15-18 tetor dhe do të mbahet në Kili.

Untitled.jpg

Sot është dita e fundit e fushatës parazgjedhore për zgjedhjet parlamentare që mbahen të dielën, më 6 tetor në Kosovë.

Më 5 tetor është heshtja zgjedhore e cila zgjat deri në mbylljen e qendrave të votimit të dielën në mbrëmje.

Në zgjedhjet e 6 tetorit, garojnë 25 subjekte politike, ndërsa numri i qytetarëve të cilët kanë drejtë vote është 1,937,869.

Të drejtë konkurrimi kanë: të gjithë personat fizik të aftë për punë. Kandidatët duhet të kenë: nënshtetësinë e Malit të Zi, arsim superior (përgatitje të lartë shkollore), të kenë mundësitë kryejnë funksionin e anëtarit të Këshillit Programor, të mos jenë në ndjekje penale, që i bën të papërshtatshëm për këtë funksion.

Nuk kanë të drejtë konkurrimi: deputetët, këshilltarët, funcionerët e partive dhe subjekteve politike (kryetarët, nënkryetarët, sekretarët, anëtarët, anëtarët e kryesive, kryetarët e njësive vendore), persona të emëruar nga pushteti qëndror apo vendor. Po ashtu nuk kanë të drejtë as personat që janë të angazhuar në subjekte mediatike ose janë pronarë apo bashkëpronarë të mediave të shkruara dhe elektronike.

Këshilli Programor i “Kohës Javore” përbëhet nga 5 anëtarë.

Konkursi zgjatë 30 ditë nga dita e publikimit në media të shkruara ditore në Mal të Zi. Gjithashtu, do të publikohet në web-faqen e Këshillit dhe në tabelën e publikimeve në zyren e Këshillit.

Kandidatët që aplikojnë duhet të dorëzojnë këto dokumente:

-Fletëparaqitjen së bashku me biografi të shkurtër (CV);

-Dëshminë për nënshtetësi (fotokopjen e letërnjoftimit ose pasaportës);

-Fotokopjen e diplomës për arsimin e mbaruar;

-Dëshminë e përvojës së punës (fotokopjen e librezës së punës);

-Deklaratën që nuk është i/e angazhuar në organet apo strukturat partiake, që nuk është pronar ose bashkëpronar në media të shkruara dhe elektronike;

-Vërtetimin nga gjykata kompetente që kandidati nuk është nën hetime.

Dokumentacioni i sipërpërmendur, mund të dorëzohet përmes Postës ose në zyrën e KKSH-së në zarf të mbyllur me mbishkrimin “Për konkurs për Këshill Programor të Kohës Javore” në adresën: Këshilli Kombëtar i Shqiptarëve, Rr. Gjergj Kastrioti – Skënderbeu p.nr. Ulqin, çdo ditë pune nga ora 10:00 deri në ora 14:00.

Në fletëparaqitje është e pëlqyeshme që kandidati të paraqesë edhe planin e zhvillimit ose vizionin e tij për realizimin e misionit për çka është themeluar gazeta javore.

Fletëparaqitjet e paplotësuara dhe të dorëzuara pas afatit nuk do të merren në shqyrtim.

KRYETARI

Faik Nika

Shënim:

Personi kontaktues , Adriana Hoxha, Tel: +382 67 741 255

srijeda, 02 Oktobar 2019 08:02

Dita Botërore kundër dhunës

Sipas rezolutës së Asamblesë së Përgjithshme të datës 15 qershor 2007, Dita Ndërkombëtare kundër dhunës shënohet çdo vit më 2 tetor, ditëlindjen e Mahatma Gandhi.

Kjo festë reflekton respektin universal që Gandi ka frymëzuar dhe forcën dhe rëndësinë e filozofisë së tij.

 

Aktualisht, toleranca po sfidohet në shumë pjesë të botës. Luftërat kanë shkaktuar një numër të madh viktimash, diskriminimi, terrorizmi, trafikimi njerëzor dhe dhuna ndaj grave kërcënojnë me miliona njerëz.

utorak, 01 Oktobar 2019 07:17

Rriten çmimet e karburanteve

Çmimet e benzinës dhe të eurodizelit në Mal të Zi , prej mesnatë do të jen më të larta 5 cent, është kumtuar nga Ministria e ekonomisë. Gjatë 15 ditëve të ardhshme një litër euro super 95 dhe 98 do të kushtojë 1.34 gjegjësisht 1.38 euro. Ndërkaq një litër eurodizel gjatë dy javëve të ardhshme do të kushtojë 1.26 euro.

Presidenti serb Aleksandar Vuçiq ka thënë se marrëveshja me Prishtinën mund të arrihet për 5 muaj, 50 vjet ose kurrë.

Kreu i shtetit serb duke iu përgjigjur pyetjes së TV Prva kur mund të pritej një marrëveshje, tha se ai nuk mund të flasë për këtë  gjë “në një mënyrë të tillë”.

“Nuk mund të flas në atë mënyrë. Nuk është çështja nëse mund të bëhet në pesë muaj ose 50 vjet, por ndoshta edhe kurrë,” tha ai.

Vuçiq theksoi se situata lidhur me çështjen e Kosovës është e vështirë, e ndërlikuar dhe komplekse, por sipas tij Serbia në “kuptim taktik” po lëviz gjithçka që mundet për ta bërë një pozitë më të favorshme për popullin serb në vend.

Kryetari i Serbisë, Aleksandar Vuçiq për një zgjidhje me Kosovën foli të enjten edhe në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara në New York.

srijeda, 25 Septembar 2019 07:59

Nga sot fillon fushata zgjedhore në Kosovë

Ka filluar sot zyrtarisht fushata zgjedhore parlamentare në Kosovë.  Lidhja Demokratike e Kosovës ka filluar fushatën në mesnatën e mbrëmshme, ndërsa paritetë dhe kualicionet të tjera pritet që gjatë ditës së sotme të bëjën fillimin zyrtarët të fushatës.

Fushata zgjedhore do të zgjasë deri me datën 4 tetor, data 5 tetor do të jetë heshjte parazgjedhore e cila do të zgjasë deri në përmbylljen e votimeve në mbrëmjen e datës 6 tetor.

Të nderuar përfaqësues të mediave, qytetarë të dashur!

E thirra këtë konferencë për t’ia prezantoj opinionit më në detaje problemin , me të cilin ballafaqohen bashkëvendësit tonë, e ka të bëjë me problemin e punësimit dhe përfaqësimit proporcional në komunat Plavë dhe Guci.

Komuna e Plavës dhe komuna e Gucisë janë edhe vetë të vogla dhe pamjaftueshëm të zhvilluara, por ne jemi fokusuar në punësim dhe përfaqësim në institucionet dhe organet shtetërore që veprojnë në zonën e këtyre dy komunave.

Ky aktivitet është iniciuar me vizitën time në Plavë dhe Guci dhe me ftesën e një numri të qytetarëve nga këto dy komuna, kështu, më 14 maj të këtij viti, me bashkëpunëtorët e mi, kisha një mbledhje pune me të gjithë përfaqësuesit politikë dhe anëtarët e KKSH nga këto treva.

Aty më njoftuan mbi pakënaqësitë e tyre në realizimin e të drejtave themelore të njeriut, para së gjithash në procesin e punësimit dhe prezantimit proporcional të shqiptarëve në organet lokale dhe shtetërore si dhe institucionet e sistemit, gjë që kontribuon dukshëm në pozitën ekonomike, para së gjithash të familjeve të reja, e si pasojë edhe në nivelin e lartë të emigrimit të shqiptarëve nga këto treva.

Gjithashtu na njoftuan se me këto probleme i kanë njoftuar edhe përfaqësuesit më të lartë të shtetit të Malit të Zi, por deri më tani pa farë rezultati.

Në këtë mbledhje na njoftuan me të dhënat e tyre statistikore, për secilin institucion dhe organ veç e veç dhe, më duhet të pranoj se numrat që na i paraqiten ishin edhe për ne të pabesueshëm.

Iu drejtuam udhëheqësve të institucioneve dhe organeve shtetërore, në mënyrë që të dhënat e tyre t'i krahasojmë me të dhënat e fituara nga aktivistët tanë.

Jemi jetësisht të interesuar për plotësimin e të drejtave tona nga Kapitulli –TË DREJTAT E POSAÇME, në nenin 79, al1, pika 9 dhe 10 e Kushtetutës së MZ, që garanton në mënyrë decide të drejtat bashkësive kombëtare të pakicave:

“ 9) në prezantimin autentik në në Kuvendin e Malit të Zi dhe kuvendet e njësive të vetëqeverisjes locale ku përbëjnë një pjesë të konsiderueshme të popullsisë, bazuar në parimin e aksionit afirmativ;

10) në përfaqësimin proporcional në shërbimet publike, organet e pushtetit shtetëror dhe vetëqeverisjes lokale” dëshiroj t’ua prezantoj gjendjen dhe numrat në këtë fushë, deri të cilët kemi ardhur.

U jemi drejtuar udhëheqësve të organeve dhe institucioneve shtetërore, për t’i fituar të dhënat prej tyre dhe t’i krahasojmë me të dhëna të fituar prej aktivistëve tanë

Si institucionet më të rëndësishme, ku ishte punësimi minimal:

  1. Ministria e shëndetësisë,
  2. Drejtoria e punëve të inspektimit,
  3. Drejtorisë së pyjeve,
  4. Enti për punësim të MZ,
  5. MPB MZ,
  6. Parku nacional „Bjeshkët e Nemuna“
  7. Ministria e punës dhe kujdesit social,

Pyetjen mbi shqiptarët e punësuar e dërguam sipas nenit 50 të Rregullores mbi Punën e Kuvendit, në javën e parë të qershorit, mirëpo, deri më tani, edhe përkundër obligimit të tyre, që të përgjigjen në afatin prej 15 ditësh, nuk e kemi fituar përgjigjen nga Parku nacional „Bjeshkët e Nëmuna“ dhe të Ministrisë së punës dhe kujdesit social.

Dhe, çfarë janë rezultatet:

Nëse e përjashtojmë përgjigjen e drejtorit të Drejtorisë së pyjeve, ai i vetmi e ka dhënë përgjigjen në numra për shqiptarët e punësuar dhe vendin e tyre të punës, përgjigjet tjera për ne janë, gati të papranueshme. Mangësia e kësaj përgjigje është se nuk ka përfaqësim në përqindje dhe as numrin e përgjithshëm të të punësuarve, që do të na e jepte pasqyrën më të qartë.

Shikuar në mënyrë të përgjithshme, kam bindjen se udhëheqësit e organeve dhe institucioneve shtetërore, me dëshirë që të fshehin gjendjen jashtëzakonisht të dobët, do të thosha të mjerueshme të punësimit të shqiptarëve në organet dhe institucionet që i udhëheqin, provojnë të nxirren me konstatimet mbi mbrojtjen kushtetuese dhe ligjore të individëve, të drejtën e tyre që nuk janë të obliguar të deklarohen mbi përkatësinë kombëtare.

E se gjendje në fushën e punësimit të shqiptarëve në këto dy komuna është vërtetë e mjerueshme, t'i shohim disa numra nga terreni:

Nuk ka asnjë shqiptar të punësuar në këto institucione:

Organi /institucioni Numri i të punësuarve Shqiptarë të punësuar
Policia kufitare 105 0
Gjykata themelore 16 0
Prokuroria 6 0
Gjykata për kundërvajtje 5 0
Shërbimi informativ* 6 0
Drejhtoria e punëve të inspektimit 7 0
Enti për punësim 6 0
Qendra për punë sociale 16 0
Drejtoria e tatimeve 4 0
Drejtoria e patundshmërive 7 0
Posta 12 0
Parqet nacionale 30 0

Përpos këtyre të dhënave, për mua është shqetësuese edhe cilësia e përgjigjeve që i kemi fituar, para së gjithash nga Drejtoria e punëve të inspektimit dhe nga Ministria e shëndetësisë.

Përgjigjet e tyre tregojnë se, për fat të keq, ende është e pamjaftueshme vetëdija mbi seriozitetin e problemit, dhe mund të konstatoj se edhe anashkalimi i nenit 79 të Kushtetutës së Malit të Zi nga vetë këta udhëheqës, apo nga ata që e kanë përpiluar përgjigjen. Më e rëndësishmja është, se tregojnë probleme të qarta se si të implementohen dispozitat e kushtetutës, si aktit më të lartë juridik. Pra, nuk ekziston përgjigje institucionale se si, kur dhe kush do ta përmirësojë anashkalimin e dispozitës së Kushtetutës nga neni 79.

Është interesant se në dy përgjigje, të Drejtorisë së punëve të inspektimit dhe MPB, thirren në nenin 46 të Kushtetutës së Malit të Zi “Askush nuk është i obliguar të deklarohet mbi bindjet e veta fetare dhe të tjera.“

Shtroj pyetjen, si të përmirësohet gjendja pa të dhëna dhe evidencë?

Sipas mendimit tim, përkatësia kombëtare nuk është bindje, dhe për këtë arsye, ky nen i Kushtetutës nuk do të duhej të përdorej në këtë kontekst.

Në përgjigjen e Drejtorisë për Punë të Inspektimit është thënë se „DPI nuk ka të dhëna mbi deklarimin kombëtar të të punësuarve“. Në pyetjen e njëjtë, ish drejtori, përgjigjet se në DPI janë të punësuar 3 persona (ose 1,19%) të të punësuarve, që deklarohen si shqiptarë.

Medoemos na paraqitet pyetja, si është e mundur që ish drejtori t'i ketë të dhënat e sakta për të punësuarit që deklarohen si shqiptarë, ndërsa drejtori aktual të konstatojë se të dhëna të tilla DPI-a nuk posedon?

--------

Ministria e punëve të brendshme në përgjigjen e vet cek„… Me kontrollin e bazës së të dhënave është konstatuar se nuk ka persona, që në rubrikën për përkatësinë kombëtare deklarohen si shqiptarë, gjë që nuk do të thotë se nuk ka të punësuar...“

A është e mundur, që asnjë shqiptar i punësuar aty nuk e ndien nevojën që të deklarohet për përkatësinë e vet kombëtare, apo kemi të bëjmë me diçka tjetër?

Pra, Ligji ekzistues mbi Punët e Bredshme „siguron përfaqësimin proporcional“ ndërsa me ligjin e ri “... do të kihet kujdes mbi përfaqësimin proporcional të pjesëtarëve të popujve pakicë

Nëse sipas ligjit ekziatues kemi gjendjen e tillë, e pyes veten si do të jetë gjendja në këtë segment, kur VETËM TË KIHET KUJDES.

----

Kemi edhe rastin e shkollës në Guci, ku mësimi zhvillohet edhe në gjuhën shqipe, ku asnjëri nga udhëheqësia e shkollës nuk e njeh gjuhën Lidhur me këtë e kam informuar edhe Ministrin e Arsimit në mbledhjen e punës lidhur me problemet e arsimit shqip në Mal të Zi, javën e kaluar.

Ose, nëse e marrim numrin e përgjithshëm të të punësuarve në Plavë dhe Guci, janë 698, ndërsa numri i shqiptarëve të punësuar 35 (në këtë numër kryesisht bëjnë pjesë punëtorët e arsimit – shqiptarë), gjegjësisht 5%, ndërsa përqindja e popullatës arrin 26% .

Në fund, asnjë institucion nuk ka as plan, as propozim se si të avancohet diskriminimi i deri tashëm i qartë mbi shqiptarët nga kjo trevë.

Ky diskriminim, pavarësisht nga shkaku, duket evituar. Këto të dhëna do t’ua dërgojmë ministrave dhe drejtorëve përkatës, me qëllim që eventualisht t’i përmirësojnë të dhënat dhe, ç’është më e rëndësishme të gjejmë zgjidhje të përbashkët:

Falemindertit.

 

 

Instituti Shqiptar i Mendimit dhe i Qytetërimit Islam - Tiranë në bashkëpunim me Shoqatën e Artistëve dhe Intelektualëve "Art Club" prezantojnë Revistën shkencore-kulturore "Univers", ditën e mërkurë, më 25 shtator 2019, ora 19.00, në Galerinë e Qendrës së Kulturës - Ulqin. 

 

Revista_Univers_-_Njoftim_per_media.jpg

X

!!!!!

Svako kopiranje, umnožavanje, presnimavanje, objavljivanje i distribuiranje cijelog ili djelova podataka sa web sajta „Radio Rožaje" ili članaka objavljenih na ovom web sajtu (uključujući dokumenta, fotografije i sl.), bez obzira na razloge, zabranjeno je i predstavlja povredu autorskog prava i krivično djelo!